TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tridhjetë persona që kishin planifikuar sulm me bombë në një kishë në Alexandri të Egjiptit janë dënuar me nga 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm.
Sipas autoriteteve egjiptiane, të arrestuarit, kishin lidhje me Shteti Islamik (IS) dhe se janë trajnuar në Egjipt dhe jashtë vendit.
Fal ndërhyrjes së policisë egjiptiane u shmang sulmi, në prill të vitit 2017, në Alexandri dhe Tantana mbetën të vrarë 45 persona brenda dy kishave, për shkak të një sulmi me bomba.
Tetëmbëdhjetë nga të pandehurit u dënuan me burgim të përjetshëm – që në Egjipt konsiston me 25 vjet burgim –, tetë persona të tjerë u dënuan me 15 vjet burgim dhe katër të tjerë janë dënuar me 10 vjet heqje lirie, njoftoi Gjykata në Alexandri.