TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë Konferencës së Lidershipit Ballkanik të Federatës Universale të Paqes që u mbajt në Tiranë kritikoi deputetët.
Sipas Kurtit deputetët po e largojnë Kosovën nga paqja dhe Bashkimi Evropian, duke u afruar me rrezikun e luftërave dhe rikthimin në të kaluarën.
“Parlamentarët (deputetët) flasin dhe përfaqësojnë. Ata janë e kundërta e bisedimeve e pazareve sekrete të liderëve autoritarë që na largojnë nga paqja dhe Bashkimi Evropian e na afrojnë me rrezikun e luftërave dhe të rikthimit të së kaluarës”, deklaroi Kurti.
Kreu i Vetëvendosjes u shpreh se është detyre e secilit që të kontribuojë për drejtësinë dhe për paqen.
“Është detyra jonë të kontribuojmë për drejtësinë dhe për paqen, fillimisht aty ku jetojmë e veprojmë, sepse paqja e drejtësia në shtëpinë tonë është themeli i kontributit për paqen e drejtësinë në botë. Për paqen dhe drejtësinë, jo për paqen me padrejtësinë,”-shpjegoi Kurti.