TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E cilësojnë e ardhmja e Italisë, por Xhixhio Donaruma vazhdon të shfaqet i pasigurt sa herë që mediat italiane fillojnë ta ngrenë në piedestal. Pak ditë më parë ai u cilësua si futbollisti i ri italian më i mirë në qarkullim, lojtari me potencialin më të lartë mes atyre që nuk kanë mbushur ende 21 vjeç.
Sot Donaruma bëri një gafë të jashtëzakonshme që mund t’i kushtojë shtrenjtë Milanit në luftën për Ligën e Kampionëve, duke treguar se ka ende shumë punë për të bërë për të arritur pjekurinë në mendime e veprime, Që në sekondën e 30 të ndeshjes së sotme ndaj Sampdorias, portieri italian gaboi pas një pasimi mbrapa të mbrojtjes, duke mos e larguar siç duhej topin.
Ai goditi në këmbë sulmuesin kundërshtar Defrel, me sferën që më pas përfundoi në rrjetën e kuqezinjve, duke i dhënë avantazhin Sampdorias pas vetëm pak sekondash lojë e duke bërë shumë të vështirë punën e skuadrës së tij në vijimin e sfidës ku kërkonte me çdo kusht të mbrojë zonën Champions.
Ndeshja përfundoi pikërisht me shifrat 1-0 për Sampdorian dhe tashmë Milani rrezikon të shohë dy skuadrat e Romës apo edhe Atalantën t’i afrohen rrezikshëm në luftën për vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në turneun elitar europian në edicionin e ardhshëm.