TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Facebooku ka premtuar masa për videot direkte, dy javë pasi një sulmues përdori rrjetin social për të transmetuar sulmin që po e kryente në dy xhami të Zelandës së Re.
Shefja e operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg, tha se rrjeti social është pajtuar me thirrjet e shteteve që të bëjë më shumë sa u përket masave në platformat e saj. 50 persona u vranë në Christchurch dhe videoja e sulmit ishte shikuar 4 mijë herë para se ta fshinte Facebooku.
Derisa ka bllokuar faqet e ekstremit të djathtë, Facebook ka thënë se është duke shqyrtuar krijimin e disa rregullave para se përdoruesit të fillojnë videot e drejtpërdrejta, përcjell albinfo.ch.
Facebooku njoftoi se videon e sulmit e shikuan më pak se 200 përdorues, ndërsa përdoruesi i parë që raportoi për videon ishte 12 minuta pas përfundimit të videos.