AKTUALITET, 30 Janar 2018, 14:38

“Ujërat greke do zgjerohen me 12 milje”, Rama sulmon PDIU dhe LSI: Na janë ndezur sot flakë e zjarr…

“Ujërat greke do zgjerohen me 12 milje”, Rama sulmon PDIU dhe

Duket se janë ndezur "gjakrat” mes kreyministrit dhe kundërshtarëve të tij politik. Dita e sotme ka sjellë surpriza të shumta. Mes gjithë debateve, ajo që ashpërsoi reagimet ka lidhje me marrëveshjen për detin që vendi ynë ka bërë me qeverinë greke.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook duke i dhënë përgjigje reagimit të PDIU dhe LSI-së, pasi kreu i diplomacisë greke Nikos Kotzias dha detaje për marrëveshjen që po diskutohet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Në këtë kuadër Shqipëria pranoi zgjerim të hapesires ujore greke me 12 milje detare”- ka thënë Kotzias, cituar nga media greke. Maksimumi i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.

STATUSI I PLOTE:

Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.

Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve./TPZ.AL