AKTUALITET, 30 Janar 2018, 14:19

Kthehet në tragjedi aksidenti në Milot-Mamurras, humb jetën një nga motrat e plagosura, dy në spital

Kthehet në tragjedi aksidenti në Milot-Mamurras, humb jetën

Ka ndërruar jetë në spital një nga të plagosurat në aksidentin e frikshëm që ndodhi sot në Milot.

Ajo është një nga 3 motrat që mbeti e plagosur pas përplasjes së dy makinave në aksin Lezhë-Milot.

Mësohet se viktima është me profesion mësuese, teksa policia nuk ka dhënë asnjë detaj për identitetin e saj dhe të të plagosurve të tjerë.

Ndërkohë, në gjendje të rëndë ndodhen edhe dy motrat e tjera të viktimës, si dhe dy të plagosurit e tjerë që ndodheshin në automjetin e dytë.

Në njërën prej makinave udhëtonin 3 motrat, prej të cilave dy mësuese dhe njëra bashkëshortja e drejtorit të spitalit të Lezhës./TPZ.AL