TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lajmit se në muajin qershor do nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë detaje sa i përket projektit.
Kështu bëhet e ditur se investimi do të jetë privat, pra jo nga buxheti i shtetit.
Në këtë institucion është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës.
Sipas propozimit, aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction.
MIE bën të ditur se me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga kjo ministri dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore.