AKTUALITET, 17 Janar 2018, 10:12

Pranga 2 shqiptarëve në Itali, u kapën me 800 kg drogë

Pranga 2 shqiptarëve në Itali, u kapën me 800 kg drogë

Një operacion i madh i policisë italiane në Bari ka përfunduar me sekuestrimin e 8 kuintalëve kanabis  dhe arrestimin e dy shqiptarëve.

Aksioni është bërë në një zonë industriale në qytetit e Barit në Itali, ndërsa droga është gjetur në një magazinë.

Siç bëhet e ditur ka qenë Guardia di Financa që ka hetuar dhe organizuar operacionin e sekuestrimit të lëndës narkotike.

Janë sekuestruar 800 kilogramë drogë të tipit marijuanë dhe hashash, një pistoletë, katër automjete (dy autovetura e dy furgon) si dhe 32 mijë euro para të thata.

Nën pranga janë vënë dy shqiptarë e një italian.

Ata janë arrestuar në flagrancë ndërsa po shkëmbenin lëndën narkotike.