AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 18:31

Udhëhoqi kortezhin e Kaçifasit dhe bllokoi rrugën Gjirokastër-Kakavijë, arrestohet antishqiptari Babis Karathanos

Udhëhoqi kortezhin e Kaçifasit dhe bllokoi rrugën

Pas bllokimit të rrugës Gjirokastër-Kakavijë pranë fshatit Bularat nga ana shtetasve grekë të ardhur në Shqipëri për varrimin e Kacifasit, mësohet se Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona të dyshuar si organizatorët e ngjarjes.

Mes të arrestuarve është edhe ekstremisti i njohur grek, Babis Karathanos dhe Anestis Kacis, i cili udhëheqi edhe kortezhin gjatë varrimit të Kaçifasit.

Agjentët antiterror të pranishëm në terren kanë identifikuar edhe persona të tjerë që bllokuan rrugën. Sidoqoftë deri më tani s’ka një komunikim zyrtar nga Policia e Shtetit.