AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 16:50

Dako e quan “vemje” Alibeajn: Flet i pafytyri që e ka vëllanë të dënuar për krime

Dako e quan “vemje” Alibeajn: Flet i pafytyri që e ka

Kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, u është përgjigjur në stilin e tij akuzave të bëra nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, duke e përdorur fjalë fyese, si “vemje” dhe “legen”.

“Është më i pafytyri në fakt se, ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15-të”, shkruan Dako në Facebook.

POSTIMI I PLOTË

Ou! Edhe Enkelejd Alibeaj do padi për gjyq kështu? Mos! Ky është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon! S’ka problem, padia direkt dhe pastaj flasim para gjykatësit, meqë edhe ky vemje e llojit të vet më legen, dashka drejtësi!

/TPZ.AL/