TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka zbuluar sot një sasi të madhe droge në portin e Genovas. Gjatë operacionit të kryer në bashkëpunim mes katër shtetesh u gjetën dhe u sekuestruan 270 kg heroinë.
Pas aksionit ka reaguar edhe kryeministri Matteo Salvini, i cili përmes një posti në “Twitter” ka falënderuar policinë në emër të të gjithë italianëve.
“Në orët e fundit, janë kryer 62 arrestime për drogë dhe armatime, nga forcat e Romës, Milanos, Cagliari e Salerno. Falënderime për policinë e shtetit në emër të gjithë italianëve” shkruan Salvini.