AKTUALITET, 18 Maj 2019, 22:15

U vdes i afërmi disa orë pasi doli nga spitali, familjarët dhunojnë mjekun

U vdes i afërmi disa orë pasi doli nga spitali, familjarët


Një mjek është dhunuar nga disa familjarë të një pacienti. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Vorës. Mësohet  se mjeku i urgjencës me inicialet F.G. është goditur nga familjarët e një pacienti që ndërroi jetë.

Mësohet se një pacient ishte paraqitur një ditë më parë në këtë Urgjencë dhe ishte mjekuar. Pacientit i janë bërë analizat dhe më pas ai është larguar nga mjediset e spitalit.

Por pak orë më vonë, pacienti në fjalë ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë.

Kjo gjë ka bërë që familjarët të fajësojnë mjekët për vdekjen e të afërmit të tyre, dhe njëri prej tyre ka dhunuar mjekun e Urgjencës.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e mjekut të dhunuar, apo procedura që është ndjekur me autorin.