AKTUALITET, 18 Maj 2019, 20:24

Zhdukja e vulës qindravjeçare të Sulltanit, Bido: Ngjarja po hetohet, ja çfarë ka humbur vërtet

Zhdukja e vulës qindravjeçare të Sulltanit, Bido: Ngjarja po


Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave ka regaur pas bërjes publike të lajmit të humbjes së vulës 400-vjeçare në Arkivat e Shtetit. Në një faqe zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shteti shkruhet se ajo që ka humbur saktësisht është një një vulë plumbi e vitit 1640, që ndodhej bashkëlidhur me një dokument që, në terminologjinë e fushës, emërtohet sigjil.

Më tej thekohet se çështja është duke u hetuar dhe se ka ikur ajo kohë që kur humbte diçka lihej në harresë.

Reagimi

Puna në arkivë na tregon se ka edhe raste kur dokumenti nuk gjendet në vendin e vet, por është keqvendosur në njësinë e ruajtjes, në kuti, apo në raft. Në raste edhe më të rralla, kemi konstatuar se dokumentet mungojnë. Koha kur dokumentet humbnin në arkiv dhe zbulohej pas muajsh apo vitesh e mbahej vetëm një akt konstatimi administrativ, siç janë dhjetra raste, kanë marrë fund një herë e mirë.

Sistemet e sotme të sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave garantojnë që çdo parregullsi të zbulohet brenda një dite pune për të marrë masa të menjëhershme.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dëshiron të njoftojë opinionin publik, duke marrë shkas nga disa përmendje edhe në media, se kemi konstatuar, gjatë punës sonë, mungesën e një fragmenti përbërës të një dokumenti. Fragmenti që mungon është një vulë plumbi e vitit 1640, që ndodhej bashkëlidhur me një dokument që, në terminologjinë e fushës, emërtohet sigjil. Nuk kemi të bëjmë me vulë fizike moderne. Pjesa më e rëndësishme, vetë dokumenti në pergamenë, është i paprekur. Ngjarja po hetohet nga strukturat e specializuara. Në përfundim të këtyre hetimeve, do të njoftoheni mbi çdo eventualitet.

Një vulë mbi 400-vjeçare, me rëndësi historike, është “zhdukur” në rrethana të mistershme nga zyrat e Arkivës së Shtetit, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më datë 10 maj dhe është raportuar nga vetë drejtori i Arkivave. Deri më tani janë marr1% në pyetje 15 persona.