TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa ka denoncuar mungesën e investimeve për auditorët në fakultete, thekson se paratë që duhet të ishin investuar aty, në fakt janë bërë rrush e kumbulla nga qeveria.
Sipas Bashës, një qeveritar e blen kolltukun 15 mijë euro, ndërsa shton se qeveria duhet të rri para popullit dh ejo të marrë paratë e tij e t’i bëjë rrush e kumbulla.
“Tek ne, fakultetet japin akoma mësim për kompjuterat me shkumës e me dërrasë të zezë, sepse paratë që duhet të shkojnë për të investuar në auditorë, në laboratorë, në teknologjinë e informacionit dhe në dixhitalizim, i bën rrush e kumbulla qeveria. I bën mermer për zyren e ministrit dhe e blen kolltukun 15 mijë euro.
i keni parë se ku ulën deputetët në Britani, apo jo? Shkova dhe i pashë sot!
Çdo gjashtë muaj kishin për t’i ndërruar kolltuqet te ne, atje as nuk ka vend të mjaftueshëm që të ulën të gjithë deputetët. Disa rrinë në këmbë. Ashtu duhet të rrinë deputetët, qeveria duhet të rrijë në këmbë para popullit, jo t’i marrë paratë e popullit e t’i bëjë rrush e kumbulla”, tha Basha.