AKTUALITET, 18 Maj 2019, 18:49

Dhunimi i Sahit Dollapit, Bardhi: Ç’njerëzore, shefi i FNSH-së do të përgjigjet personalisht

Dhunimi i Sahit Dollapit, Bardhi: Ç’njerëzore, shefi i


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka folur edhe një herë për dhunën e ushtruar ndaj sekretarit Organizativ të PD-së, Said Dollapit, gjatë protestës së opozitës më 11 maj.

I ftuar në “Kjo javë”, Bardhi u shpreh se dhuna e ushtruar ndaj Dollapit ishte ç’njerëzore. Ai theskoi se  shefi i FNSH-së, Arben Baro Baro është një kriminel me uniformë dhe do të mbajë përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj Dollapit.

Dy drejtues të lartë të policisë së shtetit kanë ofenduar Dollapin dhe ai ka hedhur një shishe ujë. Ka qenë në çdo protestë në vijë të parë në mbrojtje të policëve. Akti që mori në këmbim ishte një dhunë çnjerëzore.

Ai është një kriminel me uniformë (shefi i FNSH) që do të marrë përgjigje personale dhe institucionale. Me urdhër politik ka shantazhuar. Nuk mund të largohet do të thotë se nuk përmbush detyrat ligjore. Është përgjegjës për protestën”, tha Bardhi.

Dollapi, u dhunua nga policia në protestën e 11 majit, tek parlamenti. Ai u shoqërua nën breshërinë  e shkopinjve të gomës, pasi nuk pranoi të shoqërohej në polici.

Pas disa orëve apel nga opozita dhe Avokati i Popullit, ai u lejua të shkonte në spital për të marrë ndihmën mjekësore.