AKTUALITET, 18 Maj 2019, 18:21

Policia merr në mbrojtje ambasadorin e OSBE

Policia merr në mbrojtje ambasadorin e OSBE


Pas parrullës dhe thirrjeve “Brochardt Shame on you”, të drejtuara ndaj ambasadorit të OSBE-së nga një grup të rinjsh gjatë protestës së 5-të të opozitës, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje ambasadorin Bernd Brochardt dhe familjen e tij.

Sipas burimeve, efektivët e policisë janë vendosur poshtë pallatit të ambasadorit duke qëndruar aty për 24 orë, ndërkohë që ky pallat mbikqyret dhe nga kamerat e sigurisë si dhe policia private.

Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici dy vajza, të cilat janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lira.