AKTUALITET, 18 Maj 2019, 17:43

Dalin SMS, si i rekruton Bindja Demokratike kandidatët për zgjedhjet lokale, Boçi: I gjuajnë nga zyra (FOTO)

Luçiano Boçi, ish-deputet i PD, ka publikuar disa screenshot-e në faqen e tij në Facebook, ku BD kontakton njerëz të panjohur përmes mediave sociale, për t’i emëruar si kandidatë apo edhe si kryetarë të degëve të BD në rrethe.

Ja si BD “delfini” i mazhorancës dhe protektori i saj Rama, kërkojnë të gjejnë kandidatë për zgjedhjet lokale. Dërgojnë sms kuturu, pa ditur as mendimin e as bindjen e tjetrit dhe i ofrojnë vendin. Gjuajnë me sms e forma mesazhimi të tjera me qëllim që të kapin kë të kapin e të bërtasin më pas që po bëjmë zgjedhje. Kush e ha e ha. Tek e fundit këta nga zyrat i gjuajnë kandidatët, se mbështetës në terren nuk kanë ku të gjejnë.

Ditën e sotme, Partia Demokratike përmes Sekretarit për Cështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, bëri me dije kallëzimin që PD ka depozituar në KQZ, për Sekretarin e Kuvendit, Genc Gjoncaj.

PD ka publikuar një dokument ku thuhet se Andi Përmeti, ka të paktën 6 muaj që është deputet. Kjo sipas PD, është prova se janë falsifikuar dokumentet që BD të regjistrohej në KQZ.