TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti i njohur, Ilir Demalia, akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se e kanë shndërruar kryeqytetin në “Tiranën e smogut dhe të zhulit” përmes të ashtuquajturit projekti “Rilindja Urbane”.
“Katrahurë pa shërim dhe vdekje pa shpëtim. Kjo është Rilindja Urbane”, shkruan Demalia.
Postimi i plotë:
Rilindja Urbane
Tirana që duam?!!
Tirana e Ramës dhe Lali Erit, gangrena urbane, Tirana e smogut, e zhulit, e shkatërrimit të qytetit në një gazermë të realizmit socialist si barakat e vullnetarëve të aksioneve komuniste por me beton pastrim parash nga oligarkia e krimit. Katrahurë pa shërim dhe vdekje pa shpëtim. Kjo është Rilindja Urbane.
/TPZ.AL/