AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 16:28

Studentët pranojnë që banorët e “Astirit” t’i bashkohen në protestë

Studentët pranojnë që banorët e “Astirit”

Në ditën e 11-të të protestës së tyre, studentët kanë pranuar banorët e “Astirit” që t’i bashkohen thirrjeve për kauzën e universitetit.

Disa ditë më parë, banorët e “Astirit” u refuzuan nga turma e madhe e studentëve që ndodhej duke protestuar përballë Ministrisë së Arsimit.

Sot, turma paksa më e zvogëluar, por ende këmbëngulëse, ka pranuar këto banorë që t’i bashkohen thirrjeve për plotësimin e tetë kërkesave, të cilat ende nuk kanë marrë një përgjigje nga kryeministri Edi Rama.