TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erla Mehilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha nuk ishte e vetmja qe u terhoq nga gare për Këshillin Kombëtar të PD-së. Pas lajmit te dhene nga vete ajo, se hiqte dore per arsye personale, nga kjo gare pati edhe te tjere qe u larguan.
Nga gara jane larguar, ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, Valbona Mezini dhe Fabian Topollaj.
Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, Mehilli, bashkeshortja e ish-deputetit te PD, Keltis Kruja ka thene se kishte vendosur te mos kandidonte me per arsye te vetat personale.
“Per kete vendim timin njoftova dje me shume korrektese edhe strukturat drejtuese te Partise Demokratike”- thote ajo, duke sqaruar per edhe pse e ka emrin ne liste nuk do te jete pjese e gares.
Postimi i Erla Mehillit
Te nderuar miq,
Per arsyet e mia personale kisha vendosur te mos kandidoja me per ne KK te PD, pas dy mandateve radhazi e zgjedhur ne kete forum. Per kete vendim timin njoftova dje me shume korrektese edhe strukturat drejtuese te Partise Demokratike.
Por sot e pashe emrin tim ne liste dhe ndjehem e detyruar qe te sqaroj miqte e mi dhe sigurisht edhe delegatet qe une nuk do te jem pjese e kesaj gare.
Duke i falenderuar te gjithe per mirekuptimin, i uroj suksese kandidateve te tjere! ✌️
Largimi i ish deputetes
Ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, thotë se mbështet PD, por angazhimi në shoqërinë civile e pengon të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.
Reagimi i Mimoza Hajdarmatajt:
Të dashur miq,
Kolegë të mi, dhjetoristë të viteve ’90, bashkëthemelues të PD, anëtarë të Këshillit Kombëtar të deri tanishëm!
Të nderuar anëtarë të strukturave të PD!
Siç shumë prej jush jeni në dijeni, prej pothuajse një viti po drejtoj Qendrën ” Gratë në Shërbim Publik”, me mision kryesor fuqizimin e grave dhe vajzave për t’u bërë pjesë e shërbimit publik në të gjitha hallkat e tij.
Për shkak të këtij angazhimi të ri në shoqërinë civile, një mision sa i rëndësishëm aq edhe i dobishëm, i kam paraqitur kërkesën, Z.Lulzim Basha për të mos kandiduar më për forumin më të lartë të PD-së, siç është Këshilli Kombëtar.
Kam ndërmarrë këtë hap, në respekt të normave dhe parimeve që duhet të funksionojë ky sektor, i cili për mua do të thotë një përkushtim dhe vullnet me kohë të plotë dhe dëshirë shumë të madhe.
Të drejtat dhe promovimi i grave është një kauzë për të gjithë shoqërinë dhe mbi të gjitha për cdo qeveri apo subjekt politik.
Duke i uruar shumë suksese anëtarëve të zgjedhur e të rizgjedhur, Kryetarit Basha dhe cdo strukture, rikonfirmoj se mbështetja ime për PD është e pakushtëzuar.
PD nuk është thjesht Opozita, por vatra ku u rindez shpirti për Liri dhe Demokraci i shqiptarëve.
P.S. me moton ” gratë e fuqishme, fuqizojnë gratë e tjera” vota ime sot do shkojë më së shumti për gratë dhe vajzat në listë.
Ndërkohë që më i ashpër në qëndrimin e tij, është pedagogu Fabian Topollaj, i cili thotë se Basha duhet të ndryshojë edhe emrin e Partisë.
Mesazhi i Mezinit
Mezini shkruan dhe thotë se i bashkuar protestës së studentëve:
“Te dashur demokrate ! Së pari dua t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj të madhe që me keni dhene dhe vijoni te me jepni me mesazhet dhe urimet kur pate emrin tim ne listen fallco qe sot shkon medemek per votim ne Kuvendin ILEGJITIM te entitetit privat qe paturpesisht u zhvesh nga vlerat per te cilat u ndertua ne momentin e rrezimit te diktatures. Por une deklaroj se duke u perpjekur ti sherbej te vertetes dhe vetem te vertetes duke besuar fort se duke i sherbyer asaj, te vertetes, Shqiperia do te ndërtohet dhe jo çpopullohet nga pazaret politike ku pjesë e të cilave po bëhet entiteti ku une aderoj, preferoj te distancohem duke u dorehequr nga një listë me fitues të vendosur paraprakisht !! I bashkohem studentëve në protestë sikurse kam bërë që ditën e parë duke besuar se ata janë opozita vërtetë në ndërtimin e demokracisë dhe mbrojtjen e interesit Shqiptar !!”-shkruan Mezini.
Reagimi i Fabian Topollajt:
Je qe je, me mire ndrysho dhe emrin e partise, sepse kjo smund te quhet me Partia Demokratike e Shqiperise.
Lulzim Basha me ka propozuar per te qene perseri anetar i Keshillit Kombetare te Partise Demokratike. Zakonisht ne keto raste thuhet faleminderit, si kur e pranon kandidimin si kur nuk deshiron te vazhdosh garen. Por ne kete rast eshte ndryshe dhe personalisht e kam krejt te pamundur ta falenderoj Lulin. Kjo sepse Lulzim Basha pasi ka rrembyer pa gare dhe me manipulimeflagrante kreun e partise, ka zeruar kontributet e te gjithe anetareve ne vite te PD, te cilet kane qene dhe aksioneret kryesor te saj, duke e kthyer partine qe i dha jete pluralizmit ne vend ne nje formacion personal qe sot ka kryetar por fatkeqsisht nuk ka me anetare dhe kontributore qe i japin jete formacioneve politike. Kjo do te qe njesoj sikur nje prej aksionereve te nje kompanie private te vidhte me letra fallco aksionet e te gjthe bashkepronareve te tjere dhe pastaj ti propozonte atyre pozicionin e rojes se ndermarrjes per te ruajtur kompanine e tij te grabitur.
Per te gjithe ata qe me kerkojne llogari per funksionet qe une mbaj si propozim i Lulzim Bashes, do te komunikoj ne ditet ne vijim vendimin tim per lenien e ketyre funksioneve dhe arsyet se perse keto funksione nuk mund te ushtrohen si perfaqesues i nje opozite qe masivisht ka humbur besimin publik dhe perceptohet fasade e maxhorances se Rames qe po shkaterron vendin