TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër anëtarët e familjes Gjoka që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë janë nisur për në Itali për të vijuar kurimin.
Nëna me tre fëmijët pësuan djegie nga shpërthimi i zjarrit në hotel dhe dërgimi për në Itali u pa i domosdoshëm për shkak të gjendjes së rënduar.
Shpërthimi i gazit nga bombolat shkrumboi hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, duke plagosur katër pjesëtarë të familjes dhe gjendja shëndetësore e tyre vijon të jetë tejet kritike.
Më e komplikuar, është situata për dy vajzat e vogla të familjes përkatësisht të moshës 15 dhe 12 vjeç.
Situata pak më e mirë, por jo jashtë rrezikut, paraqitet për nënën 40-vjeçare dhe vajzën e madhe, 19-vjeçare.