AKTUALITET, 6 Korrik 2021, 11:02

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, reagon Edi Rama

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas lajmit se kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është arrestuar nga policia, nën dyshimet për korrupsion.

Rama shkruan në rrjetet sociale se Tushe dhe “cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste”.

Sipas shefit të Qeverisë, “flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.

Postimi i Ramës:

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre!

PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.

Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.