TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një fillim të mbarë e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushes.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha thekson se arrestimi ka ardhur pas denoncimeve shumëvjeçare të PD.
Ndërsa e quan se mund të jetë fillim i mbarë prangosja e Fatos Tushes, kreu i demokratëve shton se kjo do të varet nga aftësia, kurajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin.
“Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kurajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin,” shkruan Basha.