TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, për veprën penale të korrupsionit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasadorja thekson se tashmë është koha për të ndaluar dhe për të kuptuar se askush nuk është mbi ligjin.
Postimi i Yuri Kim:
Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj.
Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg.
Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin.