AKTUALITET, 6 Korrik 2021, 10:27

Policia dhe FNSH ‘zbarkojnë’ në Kadastrën e Lushnjës, arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe

Paraditen e sotme Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka finalizuar një operacion masiv në zyrën e ndërmarrjes së pasurive në Bashkinë e Lushnjes. FNSH dhe RENEA kanë arrestuar disa persona si edhe kryetarin e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.

SPAK ka zbardhur edhe  akuzat për kryebashkiakun e Lushnjes dhe zyrtarët e tjerë, ja për çfarë akuzohen

Arrest me burg

Fatos Tushe- Kryetari I Bashkisë së Lushnjes, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” në bashkëpunim

Flamur Peqini – Drejtori i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës  në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Ibrahim Lani –Administrator i kompanisë Loti Sh.p.k i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim

Bujar Murati- Administrator i kompanisë Euro Alb shpk, I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsfikimimi i dokumenteve” të kryer në bashkëpunim

Gazment Çela – Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Bektash Nezha –Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Blerta Turku – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Arrest shtëpie

Xhemal Hasko – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Margarita Gjermeni – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Andri Musho – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Ani Simoni – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim