TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i kryebashikakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili dyshohet se ka kryer veprën e korrupsionit.
‘Balkan Web’ raporton se aktualisht në zyrën e Tushes janë rreth 30 policë që ushtrojnë kontrollet e tyre, ndërsa punonjësit janë mbyllur nëpër zyrat e tyre dhe nuk i lënë të dalin jashtë institucionit.
Mësohet se ata po verifikojnë dokumentet, ndërkohë që Tushe po merret në pyetje në komisariat.
Po ashtu bëhet e ditur se Tushe ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me vartësit e tij dhe sapo ka përfunduar ky takim, në zyrë i zbarkoi policia.