TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI) Petrit Vasili, ka reaguar pas aksionit të SPAK në Bashkinë e Lushnjës duke ironizuar SPAK se nuk shikon nga afër por vetëm nga larg dhe se Edi Rama dhe Veliaj u shpëtojnë ‘syrit të mprehtë’ të aksioneve.
Reagimi i Vasilit në rrjetet sociale erdhi pasi SPAK arrestoi kryetarin e Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe, disa zyrtarë të ndërmarrjes së pasurive publike, si dhe dy biznesmenë.
Postimi i plotë:
SPAK ka probleme me “shikimin”!
SPAK ka sy shume “te mprehte” dhe shikon deri larg, deri ne Lushnjen e Tushes se Bashkise, por Edi Ramen dhe Erion Veliajn nuk i sheh dot se i ka shume afer.
SPAK eshte “semure”, SPAK nuk shikon nga afer, por vetem larg.
SPAK duhet çuar tek okulisti, qe te rregulloje shikimin dhe te nderroje gjyslyket per te pare edhe nga afer, megjithse Teatrin e shohin edhe te verberit.