TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të tjera për operacionin e SPAK që çoi në ekzekutimin e 11 urdhër-arresteve në Lushnjë, mes tyre dhe kryebashkiakun Fatos Tushe.
Bëhet fjalë për shtatë persona nën masën arrest me burg dhe katër të tjerë në arrest shtëpie, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Favorizimi i një kompanie për rehabilitimin e një kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 milionë lekë, duket se është dhe strumbullari i akuzave për kryebashkiakun Tushe.
“Masat e sigurisë që janë marrë ditën e djeshme në GJKKO janë marrë për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë në tendera. SPAK bën të ditur se e ka shtrirë hetimin dhe për korrupsion, sipas të dhënave për abuzim me fondet publike.
Shtatë janë nën masën e arrestit me burg, përfshirë kryebashkiakun, katër të tjerë në masën e arrestit në shtëpi.
Sipas SPAK bëhet fjalë për një tender në vlerën e 24 milionë lekëve të reja për rehabilitimin e kanalit vaditës në Lushnjë.
Sipas burimeve Tushe ka favorizuar një nga kompanitë që ka marrë pjesë në tender.
Përveç se akuzohen për shkelje e barazisë në tendera pasi kanë skualifikuar kompanitë e tjera, sipas SPAK dyshohet se kanë përfituar dhe para. Ka pasur një ankesë fillimisht nga ana e kompanive”, raportoi Lala për “BalkanWeb”.