AKTUALITET, 21 Maj 2019, 15:54

U kap në palestër, burg të riut të kërkuar për vrasje në Gjermani

U kap në palestër, burg të riut të kërkuar për


Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin me origjinë nga Kosova Shkëlqim Kastrati i arrestuar dy ditë më parë në Tiranë në një palestër pasi është i kërkuar nga autoritetet gjermane për vrasje. Gjykata ka vendosur 40 ditë burg për qëllime ekstradimi për Kastratin.

23-vjeçari u arrestua më 19 maj në një palestër në një qendër tregtare, pasi ndaj tij gjykata gjermane ka caktuar masën e arrestit me burg në mungesë. Për më tepër gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur dhe sekuestruar armë e drogë.

Kastrati lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.