AKTUALITET, 21 Maj 2019, 14:34

Lordi rus fshihet në Shqipëri? I përfshirë në 21 grabitje me 20 të vrarë, kush është shtetasi shqiptar që kërkohet me ngulm

Lordi rus fshihet në Shqipëri? I përfshirë në 21


Javën e shkuar, gjykata e Tverskoy në Moskë, ka lëshuar një urdhër arresti në mungesë për një 44-vjeçar, të akuzuar për grabitje.

Ai është Revaz Kakhmazov, (Rezo Lotkinsky), dhe është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është i përfshirë në një sërë grabitjesh, bashkë me një grup të organizuar kriminal.

Sipas hetimit të bërë nga autoritetet ruse, ky grup akuzohet për trafik droge, mashtrim ndaj kolonive, shitje droge në burgje, si dhe grabitje me armë.

Në total, hetuesit identifikuan 21 raste grabitjesh dhe 20 viktima, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky janë të përfshirë në rreth 18 vrasje.

Ai dyshohet se mund të fshihet edhe në Shqipëri, pasi ka një nënshtetësi shqiptare, me emrin Revaz Mendeki.

Në rast se ai do të kapet, ai rrezikon mbi 15 vite burg për akuzat e ngritura ndaj tij. Kakhmazovi 44 vjeç, iu dha kryesimi i këtij grupi kriminal nga Zakhar Kalashov, vjehrri i tij.