TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar me 11 vota pro emrin e prokurorit Julian Cafka për caktimin e përkohshëm të tij në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
Në mbledhje e sotme të KLP është vendosur që Cafka të caktohet si drejtues i Prokurorisë, pas shkarkimit në datën 16 maj nga KPK të Arben Pashos. Cafka sipas ligjit do të jetë i caktuar në këtë detyrë për 3 muaj.
Po ashtu me 11 vota pro është miratuar dhe projekt-akti për shtyrjen e afatit të caktimit të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, përkatësisht nga data 22.05.2019 deri në 22.08.2019.
KLP ka miratuar dhe caktimin e prokurores Irena Çunoti, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë të ushtrojë funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë dhe caktimin e prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Gjykatës së Apelit Korçë të ushtrojë funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.