TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shtetas shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ndërkohë që po punonte në një kantier ndërtimi në Itali, në provincën e Varese-s.
Viktima është një 48-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.00 të mëngjesit të sotëm.
Shqiptari ka rënë nga çatia e ngrehinës prej katër metrash lartësi, duke ndërruar jetë menjëherë.
Mediat e shtetit fqinj raportojnë se i ndjeri banonte në Busto Arsizio dhe ishte babai i dy fëmijëve. Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer ekspertizën.