TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Fierit informon se si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fier – Patos, ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, dy persona janë plagosur.
Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.M, 30 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A.G, 25 vjeç, banues në Roskovec.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret në mjetin tip “Volksëagen”, shtetaset E.M, 77 vjeçe dhe D.M, 52 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.