AKTUALITET, 21 Maj 2019, 15:19

Prokurorët amerikanë sekuestrojnë çdo gjë të Julian Assange

Prokurorët amerikanë sekuestrojnë çdo gjë të


Prokurorët amerikanë sekuestruan sot çdo gjë që kishte në pronësi Julian Assange gjatë kohës që gjendej në ambasadën e Ekuadorit në Londër, njoftoi vetë “Wikileaks”.

Mes këtyre objekteve ka dokumente ligjore, pajisje elektronike dhe kartela klinike. Madje ka edhe dy dorëshkrime të Assange.

Sipas “Wikileaks” avokatët e themeluesit të kësaj kompanie nuk u lejuan të jenë të pranishëm.

Nga ana tjetër, avokatët pretendojnë se ky sekuestrim është i jashtëligjshëm.

Assange u nxor nga ambasada e Ekuadorit në kryeqytetin britanik një muaj më parë dhe është duke vuajtur dënimin e 50 javëve burg të shkeljes së lirisë më kusht.

Ndërsa në qershor do të përballet me kërkesën për ekstradim nga SHBA-ja.