TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje në orët e vona të natës së djeshme ka ngritur në këmbë Policinë e Vlorës.
Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të shtëpisë së 26-vjeçarit Xhulio Mara në Selenicë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe i riu, i cili ka deklaruar për “BalkanWeb” se autorët kanë zbrazur njëzetë plumba drejt shtëpisë së tij. Ai ka treguar se plumbat kanë depërtuar edhe në banesë, ndërsa shton se nuk ka patur konflikt me asnjë person.
“Më kanë qëlluar me rreth njëzetë plumba drejt banesës. Plumbat kanë hyrë edhe brenda në banesë. Nuk kam konflikte, s’kam pasur kërcënime më përpara”-tha ai.
Policia ndërkohë vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./ BW