TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtyhet për herë të dytë seanca ndaj tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit, Petrit Ceno, Petraq Dhimitri dhe Kliton Spahiu. Shkak është bërë sërish mos njoftimi i të pandehurve.
Tre gjyqtarët akuzohen për “Korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se për të dhënë një vendim në favor të një biznesmeni kanë përfituar një udhëtim të paguar nga ai.
Ndërkohë procesi ndaj tyre ende nuk është hapur, pasi gjykata relatoi se i pandehuri Dhimitri nuk ka marrë dijeni për procesin dhe për këtë, shtyu seancën në 5 qershor.
Si i pandehur është marrë edhe biznesmeni Namik Sadik, i cili akuzohet për “Korrupsion aktiv”, dyshohet se ai ka paguar udhëtimin e gjyqtarëve për të parë një ndeshje në Spanjë.