TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 32 vjeçar përfundoi në pranga, pasi u fut në një banesë për të vjedhur, por pikaset nga pronarja e shtëpisë, e cila njoftoi policinë.
I arrestuari është shtetasi me iniciale G. D., 32 vjeç, banues Babrru/Kamëz.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kamëz/Tiranë
Hyn në një banesë për të vjedhur, por diktohet nga pronarja e banesës e cila njofton Policinë.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është vënë në pranga autori.
Shërbimet e Komisariatit Nr.5, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
1. D., 32 vjeç, banues Babrru/Kamëz.
Ky shtetas në rrugën “Halit Haxhia” kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetas A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar brenda në banesën e shtetases A. L., 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.