TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studenti Ardi Bërdëllima, i cili ishte një prej të rinjve që replikoi dje më fort me kryeministrin Edi Rama në Vlorë shprehet në mikrofonin e Fax News se në Universitet ka shumë problematika.
Sipas Bërdëllimës i gjithë sistemi është ngritur në mënyrë të atillë që njerëzit ti drejtohen privatit për çdo shërbim që ata do të duhet të marrin. Studenti u shpreh se përgjigjet e Ramës ishin gjysmake, dhe shifrat që ai tregonte nuk pasqyronin realisht realitetin me të cilin ndeshen sot të rinjtë në vendin tonë.
“Kemi plot problematika në këtë Universitet. Ne mund të flasim gjithë ditën për problemet, ne po na detyrojnë në të gjitha mënyrat që ti drejtohemi sistemit privat. Nuk më duket sikur u dëgjova nga Rama, nuk ia kemi parë hajrin atyre shifrave që tha ai.
Kur kryeministri tha se konvikti i Vlorës është një nga më të mirët, aty e kupton që ai nuk e sheh realitetin. Një shi po të bjerë çatia e konviktit pikon. Ky është një nga kryeministrat që gënjen më bukur. Nuk e kuptova sesi më pyeti për tabletin që kisha, kërkonte që të ndihesha keq, të gjithë e dimë sesa kushton çanta e ministres.
Çdo grua do ta kishte zili, edhe ambasadori amerikan që ishte më parë Donald Lu ka folur për luksin e zyrtareve. Ky sistem po na merr frymën, mjafton që të shihni të afërmit e ministrave dhe të kryeministrit për të kuptuar luksin ku ata jetojnë. Partitë politike po gllabërojnë gjithçka në vendin tonë, jepen tendera dhe cilësia e rrugës duket brenda dy muajsh.
Personalisht nuk jam anëtar në asnjë forcë politike, nuk mund të them se kjo është e gabuar”, u shpreh Bërdëllima për gazetaren e Fax News Afrovita Hysaj.