TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Naureda Llagami është zgjedhur kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësor. Naureda Llagami u zgjodh me 10 vota dhe vjen nga “Shoqëria Civile”.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat kryetarja e sapozgjedhur e KLGJ, Naureda Llagami u shpreh se sfida më e madhe e saj është të rikthejnë besimin e publikut tek drejtësia.
“Më gëzon konsensusi dhe besimi që do na shoqërojnë në këtë Këshill për të krijuar të gjitha sistemet e tjera të drejtësisë për të qëndruar larg politikës.
Jam e lumtur që do të bëjë këtë rrugëtim së bashku. Sfida më e madhe është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia. Ky këshill duhet të hartoj dhe marre vendime në të mirë të drejtësisë.”- u shpreh Llagami.