AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 10:25

Opozita i jep fund bojkotit, kthehet në Kuvend

Opozita i jep fund bojkotit, kthehet në Kuvend

Grupi parlamentar i PD-së i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për të marrë pjesë në seancën parlamentare.

Më herët, Grupi parlamentar zhvilloi një mbledhje dhe në këto momente, kur fjalën e ka marrë në seancë, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, deputetët e PD të kryesuar nga Lulzim Basha janë ulur në sallë.

Pas Ballës, e ka marrë fjalën menjëherë Fatmir Mediu, kryetari i PR, për çështjen e reformës zgjedhore.

Që nga fillimi i kësaj legjislature, opozita nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë parlamentare, sepse kërkesa e tyre për Vetingun e politikanëve u refuzua.