AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 09:34

Mesazhi i Metës: Pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira

Mesazhi i Metës: Pranë njëri-tjetrit, në ditë të

Presidenti i vendit, Ilir Meta sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh të fortë, duke kujtuar porositë e Shenjtores Nënë Tereza.

Meta bën apel për gjithë shqiptarët të jenë pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë.

Postimi i Metës:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ne kujtojmë porositë e Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar e botëror të humanizmit e solidaritetit, për të qenë pranë pran njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë e përkujdesje, veçanërisht në krah të fëmijëve e të rinjve, të vetmuarve, njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, për t’u dhënë shpresë dhe besim.