TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mësuesit e shkollës “Marash Gjoni” kanë bojkotuar procesin mësimor në fshatin Rrilë të Lezhës.
Mësuesit ndodhën brenda shkollës dhe nëpër klasat përkatëse bashkë me nxënësit e tyre por refuzojnë të japin mësim dhe shkak është bërë mungesa e ngrohjes në këtë shkollë.
Fax News sjell pamjet nga klasat e shkollës “Marash Gjoni” në të cilat mungojnë mjetet e ngrohjes por edhe aty ku janë vendosur disa stufa por nuk ka dru për t’i ndezur.
Gjithashtu problem kanë edhe me tualetet të cilat janë të papërshtatshme për t’u përdorur.
Shkolla ka një numër të madh nxënësish, e cila sipas Martin Markut ka patur një rikonstruksion kohët e fundit por mungesa e ngrohjes nuk e bën të përshtatshëm procesin mësimor.
Një nxënës i klasës së 3 u shpreh për Fax News se, “në klasa bën shumë ftohtë, mungojnë drutë, e kemi të vështirë të shkruajmë”.
Ndërkohë një tjetër nxënëse shprehet se, “çdo ditë qëndron në mësim e veshur me kapuç, shall, dorashka dhe xhup”.
Ka patur raste kur mësuesit dhe prindërit kanë dërguar herë pas herë vetë lëndë drusore në shkollë, por sipas tyre kjo nuk mund të vijojë gjithmonë.