AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 11:37

Tymuese në Parlament, Garda mbron Ramën dhe Ruçin me çadër

Përplasje të ashpra po ndodhin brenda seancës parlamentare, teksa mazhoranca po votojnë ligjet në axhendën e seancës plenare.

Deputeti Ervin Salianji i cili ka hedhur edhe tymuesen në Parlament ka bërë kështu të parin rast që brenda sallës hidhen tymuese. Siç shikojmë në këtë foto, punonjësit e gardës kanë shpejtuar me çadër për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Por këto nuk e kanë penguar mazhorancën për të vazhduar me miratimin  e ligjeve. /Gazeta Express/