AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 11:37

Mazhoranca voton kryeprokurorin, mes përplasjeve dhe protestave

Mazhoranca voton kryeprokurorin, mes përplasjeve dhe protestave

Mazhoranca ka zgjedhur Kryeprokurorin e Përgjithshëm (të përkohshëm), në një seancë mjaft të tensionuar.

Partia Socialiste ka zgjedhur me 69 vota,  Arta Markun në këtë post. Mes tensionit dhe hedhjes së tymueseve, Gramoz Ruçi ka urdhëruar deputetët e majtë të votojnë kryeprokurorin e ri.

Gjatë votimit, Partia Demokratike ka hedhur tymuese në sallën e parlamentit, ndërkohë që jashtë sallës ka patur konfrontim fizik mes protestuesve dhe policisë.

Kryeprokurorja Marku, ka bërë betimin në sallën e Kuvendit, mes përplasjeve të shumta brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.

/TPZ.AL/

[gallery ids="39945,39938,39932,39929,39925,39922"]