TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktorja e njohur turke Tuvana Turkay është ndarë nga i dashuri i saj Fenerbahce Alper Potuk pasi e kapi mat duke e tradhëtuar me dy femra.
Sipas mediave turke, futbollisti organizoi një festë në shtëpinë e tij me një shok dhe dy femra.Turkay, e njohur në Shqipëri për rolin e saj të Baharit në ‘Diamante dhe Dashuri, i shkoi në shtëpi futbollistit pasi ky i fundit nuk iu ishte përgjigjur në telefon. Ajo i kishte rënë derës por Alper Potuk nuk e kishte hapur. Më pas aktorja është futur në shtëpi dhe e kapi të dashurin ndërsa po argëtohej me dy femrat.
Ndonëse Alper u përpoq të shpjegonte situatën, Tuvana Turkay, e cila kishte përjetuar një ngjarje të ngjashme më parë, i dha fund marrëdhënies në atë moment.