LIFESTYLE, 17 Prill 2018, 10:22

Khloe Kardashian zbulon emrin e vajzës, lidhet me tradhtinë e të dashurit

Pas skandalit të tradhtisë së partnerit, Khloe Kardashian përjetoi emocionet e të qenit nënë.

Khloe Kardashian njoftoi të hënën emrin e vajzës së saj, të cilën e mirëpriti me të dashurin Tristan Thompson dhe kanë vendosur ta quajnë True (në shqip domethënë “E vërtetë’).

“Vajza jonë e vogël True Thompson, na ka mbushur me lumturi dhe dashuri”, shkruan nëna e re në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar me një foto me trëndafila dhe tullumbace rozë.

“Të bekuar për ardhjen në jetë të këtij engjëlli në familjen tonë: Mami dhe babi të duan shumë True!”.

Emri ndoshta ka lidhje me skandalin që iu zbulua basketbollistit, për të qenë që tani e tutje i vërtetë me Khloe-n dhe të bijën.