TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë vit, lëkura e leopardit po i hap rrugë asaj të gjarprit. Printi i gjarprit është një nga ato trende që po fiton terren në botën e modës dhe përgatituni ta shihni kudo këtë sezon.
Duke filluar nga rrobat e banjës, çantat dhe deri të çizmet, dizajni i lëkurës së gjarprit ka mjaft stil, nxit imagjinatën dhe padyshim duket si luksoze dhe e shtrenjtë.
Lëkura e gjarprit pushtoi pasarelat në Javën e Modës në Milano për 2018-n.
Një numër i madh fashionista-sh shqiptare dhe të huaja gjithashtu kanë filluar ta veshin. Nëse dhe ju e pëlqeni dhe doni të ndiqni trendin, më poshtë keni disa ide sesi ta kombinoni:
Nga koka te këmbët me lëkurë gjarpri
Kjo zgjedhje shmang shqetësimin që kemi për ta kombinuar një veshje apo aksesor me lëkurë gjarpri, me diçka tjetër. Kida ka guxuar të sjellin trendin “monochrome”, pra të veshësh një ngjyrë dhe nuancat e saj.
Çizmet me dizajn prej lëkurës së gjarprit
Në këtë rast, ai që ka rëndësi është kombinimi. Kim Kardashian, Zaimina Vasjari, Rashel Kolaneci etj, kanë zgjedhur ngjyra neutrale që janë të ngjashme me ngjyrat e çizmeve, duke nxjerrë në pah vetëm ato.
Mbani mend që nëse zgjidhni një aksesor me këtë dizajn, atëherë veshja jo domosdoshmërish duhet të jetë me print të lëkurës së gjarprit. Duhet të zgjidhni mes veshjes dhe aksesorit.
https://www.instagram.com/p/Bfls4qbFKB6/?taken-by=_noraistrefi_