LIFESTYLE, 17 Prill 2018, 10:44

“Sa çuna ke puthur?” Armina Mevlanit i shpëton padashje

Ajo është shprehur kohë më parë se partneri i saj është i pari për të dhe i vetmi. Me këtë deklaratë të Armina Mevlanit kuptuam shumë, por Shkëlzen Berisha nuk ka qenë “dashuria” e saj e parë.

Si çdo fëmijë, edhe ajo kur ishte e re kishte një dashuri platonike, një bashkëmoshatarin e saj në shkollë.

Armina tregoi për fëmijët e “Në kurthin e Piter Panit” se, shkruante shpesh për atë djalë në ditarin e saj, me të cilin vetëm shihej në sy.

Por kur u pyet se sa djem kishte puthur, i doli paksa situata nga duart.

“Nuk e di tani, se i kam puthur edhe në faqe”, u përgjigj blogerja shqiptare duke qeshur.

Armina pohoi se së shpejti do të martohet me partnerin e saj Shkëlzen Berishën. Ajo bëri dhe një deklaratë në fund për të, duke iu shprehur:

“E dua shumë dhe jam shumë me fat që e kam”.