LIFESTYLE, 17 Prill 2018, 10:35

Noizy e talli para të gjithëve, Oriola Marashi merr hak

Oriola Marashi pak kohë më parë lajmëroi se së shpejti do të hedh në treg këngën e saj të parë, e cila do të vijë si një bashkëpunim me grupin OTR.  Pas kësaj ish-modelja e “Icon Agency” është parë vazhdimisht nën shoqërinë e Noizy-t dhe anëtareve të grupit OTR.

Ata publikojnë vazhdimisht foto së bashku në rrjetet sociale, por nuk mungojnë as komentet thumbuese ndaj njëri-tjetrit. Së fundmi Oriola ka publikuar një foto në Instagram, të cilën fansat e saj e kanë komentuar pozitivisht, ndërsa Noizy si zakonisht ka nxituar që ta talli modelen e njohur.

“Balli jot si shpull”, shkruan Noizy në komentin e tij.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Oriolës, e cila i është kundërpërgjigjur me të njëjtën “monedhë”.

“Kush foli, ti që e ke kokën si shpatull”, shkruan Oriola në reagimin e saj në Instagram.