LIFESTYLE, 17 Prill 2018, 11:05

Kujdes! Këto janë lodrat e rrezikshme kineze që mbajnë fëmijët në duart. Lista e publikuar nga Komisioni Europian

Kujdes! Këto janë lodrat e rrezikshme kineze që mbajnë

42 produkte që qarkullojnë në tregjet europiane,që nuk përjashtohet mundësia të jenë dhe në Shqipëri përmbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Lista është publikuar nga RAPEX (Rapid Alert System for dangerous non-food products) në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

Sipas raportit të RAPEX, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin 2017, 53 për qind e tyre janë prodhuar nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind janë prodhim i vendeve të BE-së.

Duke i ndarë me grupe, mësohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind mjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit. Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike.

[gallery ids="94492,94493,94489,94490,94491,94494,94495,94496,94497,94498,94499,94500"]